Transmetuar më 10-02-2018, 14:41

Ka shkaktuar indinjatë të madhe mes qytetarëve veshja e Presidentit, me rastin e një video mesazhi të publikuar në Twitter.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, në mesazhin e dhënë me rastin e karnavaleve, shihet i veshur me një bluzë ‘Lacoste’ me kosto prej 150 dollarë.

Por kjo bluzë shkaktoi polemika të shumta, për shkak se një çmim i tillë cilësohet si një luks i vërtetë për venezuelianët. Jo vetëm që nuk mund ta blejnë, sepse në Venezuelë nuk është në shitje, por edhe sepse një qytetar duhet të paguajë 147 rroga minimale për ta blerë.

Venezuela ndodhet në krizë të theksuar qysh prej fundit d vitesh, sa që nuk kanë mjaftueshëm para as për të blerë ushqim, shkruan noa.al.

Bazuar në të dhënat e shoqërisë ‘Datanalisis’, Venezuela vuan nga mungesa e 80% të produkteve bazë për shkak të krizës së thellë ekonomike, e cila është rënduar për shkak të rënies drastike të çmimit të naftës, burimi kryesor i të ardhurave. /a.y/noa.al

Tronditëse! Vajzat e reja seks oral për 1 euro ose një panine