Transmetuar më 10-02-2018, 19:50

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor.

Përplasja ka qenë e fortë, dhe fatale për dhjetëra persona që ndodheshin në automjet.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në ishullin indonezian të Javës.

Aksidenti ndodhi në momentin kur autobusi me rreth 40 turistë vendas, është përplasur me një motorr, ndërsa ky i fundit po zbriste nga një kodrinë në rajonin Subang, në perëndim të ishullit të Javës.

Nga aksident mbetën të plagosur të paktën 16 persona, përfshirë edhe shoferin. /k.k/noa.al/