Transmetuar më 11-02-2018, 14:10

Një avion me 71 pasagjerë në bord është rrëzuar pak pasi është ngritur nga një aeroport të Moskës drejt Uraleve.

Sipas mediave ruse, aeroplani Saratov Airlines An- 148 ishte nisur nga Moska për në qytetin e Orsk, kur është zhdukur nga radarët.

Një burim i shërbimeve të emergjencës i ka thënë agjencisë së lajmeve “Interfax” se aeroplani është rrëzuar dhe shanset për të mbijetuar janë pothuajse zero. "Ekuipazhi dhe pasagjerët nuk kishin shanse mbijetese"

Sipas të njëjtin burim në avion kanë qenë edhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord.

Nga ana e saj ministria e Emergjencave ruse thotë se po verifikon raportet për rrëzimin e avionit jashtë Moskës./b.l/noa.al/