Transmetuar më 12-02-2018, 08:20

Një bombë e pashpërthyer e cila i përket Luftës së Dytë Botërore, u zbulua në aeroportin e Londrës.

“Kemi izoluar zonën për 214 metra për arsye sigurie”, shpjegoi aeroporti i kryeqytetit anglez në një deklaratë zyrtare.

Bomba u zbulua gjatë disa punimeve që po bëheshin në pistën e uljes, mbrëmjen e së dielës.

Më tej u bëhet thirrje personave që kishin planifikuar fluturimet që të lidhen me kompanitë ajrore për informacione të mëtejshme.

Aktualisht hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë. /a.y/noa.al