Transmetuar më 12-02-2018, 14:25
Publicitet

Limoni- Limoni është një mënyrë shumë e mirë, për të çelur ngjyrën e flokëve të lyer. Shtrydhni 2-3 kokrra limon, ose më shumë në varësi të gjatësisë së flokut dhe lyejini flokët në mënyrë homogjene. Lëreni lëngun të veprojë në flokë për gjysmë ore. Më tej shpëlajeni flokun me ujë të bollshëm dhe aplikoni balsam

Mjalti- Aplikojeni mjaltin në të gjithë gjatësinë e flokut dhe lëreni të veprojë për rreth 40 minuta. Më tej shpëlajini flokët me ujë të bollshëm dhe lërini të thahen në mënyrë natyrale. Për një efekt edhe më të madh, mund të shtoni edhe pak lëng limoni.

Birra- Një rezultat i ngjashëm për të shkarkuar ngjyrën e erret të flokëve është edhe birra. Hidhni birrë të verdhë në flokë dhe lëreni për 5 minuta të veprojë. Më tej mbështilleni kokën dhe lëreni edhe për një orë. Në fund lajeni kokën mirë. Përsëriteni këtë veprim për dy tre javë rresht dhe do të shihni një rezultat të paparë.

Ujë i oksigjenuar- Mbushni një shishe spraji përgjysmë me ujë të oksigjenuar dhe gjysmën me ujë normal dhe sprucoheni në të gjithë gjatësinë e flokut në mënyrë uniforme. Me flokët e lagur nga uji i oksigjenuar nxirreni kokën në diell, shkruan noa.al. Pas 20 minutash shpëlajeni kokën, por mos qëndroni më shumë, për shkak se rrezikoni që të shkatërroni flokët. /a.y/noa.al

Loading...