Transmetuar më 12-02-2018, 15:47

Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, priti dje të dielën komandantin e Komandës Qendrore të SHBA-ve, Gjenerali Joseph Votel. Sipas agjencive të lajmeve në Katar, gjatë takimit u diskutua shqyrtimi i marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, veçanërisht bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit".

Në këtë drejtim Gjenerali Joseph Votel i shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin Emirit për rolin e rëndësishëm të Katarit në luftën kundër terrorizmit përmes bazës ajrore ushtarake "Udeid".

Ky vlerësim për rolin e rëndësishëm të Katarit në luftën kundër terrorizmit vjen në kuadër të vlerësimeve të vazhdueshme që zyrtarët amerikanë i kanë bërë Dohas, pasi Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson, konfirmoi gjatë Dialogut Strategjik SHBA-Katar që u mbajt para dy javësh, rolin e Katarit në luftën kundër terrorizmit, duke vënë në dukje se "është bërë përparim i madh", si dhe e cilësoi Katarin "një partner i fortë dhe të vjetër të Shteteve të Bashkuara".

Edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis, vlerësoi Katarin për angazhimet e tij në sigurinë e rajonit të Gjirit dhe në luftën kundër terrorizmit.

Deklarata përfundimtare e përbashkët të dialogut strategjik mes dy vendeve theksoi kontributin jetik të partneritetit të mbrojtjes mes Katarit dhe Shteteve të Bashkuara në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, duke e konsideruar këtë bashkëpunim "një faktor vendimtar suksesi në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe parandalimin e agresionit të jashtëm", sikurse përmendi faktin që Katari është ndër të paktat vende që kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terrorizmit dhe financimit të tij".

Nga ana tjetër, vlen të përmendet se Ministri i Jashtëm i Katarit Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani tha në një intervistë me CNN dje se vendet e bllokadës nuk kanë dhënë asnjë provë për akuzat e bëra kundër vendit të tij, ndërsa theksoi faktin që Katari ka një rol kryesor në luftën kundër terrorizmit", dhe shtoi se Shtetet e Bashkuara e njohin rolin e Dohas në këtë fushë.