Transmetuar më 12-02-2018, 19:56

Bashkëshortja e djalit të Presidentit Trump është përfshirë nga një ngjarje e rëndë në shtëpinë e saj.

Në banesën e djalit të Trump Junior kishte mbërritur një zarf, i cili është hapur nga bashkëshortja e tij, Vanesa.

Brenda zarfit ishte future një sasi pluhur i bardhë, me të cilin Vanesa ra në kontakt dhe shfaqi probleme shëndetësore.

Ajo është dërguar menjëherë për të marrë ndihmë mjekësore në spital.

Zarfi dyshohet se mund të jetë mbushur me lëndë helmuese, kjo është dhe arsyeja se përse Vanesa u dërgua menjëherë në spital.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. /k.k/noa.al/