Transmetuar më 12-02-2018, 20:15

Një video e një hajduti që vjedh telefonin e një vajze po bëhet mjaft e famshme në internet.

Kjo jo për shkak të mënyrës së vjedhjes, por për shkak se e gjithë lagjia ka ndërhyrë për të ndalur hajdutin, duke e goditur dhe ndjekur atë.

Njerëzit arritën të ndalonin hajdutin derisa mbërriti policia.

Ngjarja ka ndodhur në Peru ndërsa gjithçka është filmuar live nga kamera amatore mbi një taracë.

Pamjet kanë marrë shumë komente, ku shumica e tyre vlerësojnë solidaritetin e personave të tjerë për këtë ngjarje. /k.k/noa.al/