Transmetuar më 12-02-2018, 21:04

Një avion rus është rrëzuar sot, pesë minuta pasi është ngritur nga pista në afërsi të Moskës.

Në këtë aksident të rëndë ajror humbën jetën të 71 personat e ndodhur në bord, ku në mesin e tyre kishte edhe fëmijë.

Ndërkohë, pas ngjarjes, një çift tregoi se kishte prerë biletën për të udhëtuar me këtë avion, por në momentet e fundit ndryshuan plan.

Biznismeni Maxim Kolomeytsev, i cili ka mbushur sot 35 vjeç, dhe e dashura e tij Nazezha, 25 vjeç, janë njerëzit më me fat.

“Kam humbur 125 paund për të ndryshuar biletën, por si shkëmbim kemi marr jetët tona. Ne jemi gjallë”, tha ai, ndërsa shtoi se “unë doja që të festoja ditëlindjen me të afërmit e mi në Orsk”.

“Unë kisha rezervuar biletat për vete dhe të dashurën. Por, kur mësuam se makina do vonohej, ne e shtymë fluturimin për një javë”, ka shtuar ai. /k.k/noa.al/