Transmetuar më 13-02-2018, 08:42

Nuk ka limit moshe për të punuar. Është ky vendimi i fundit i qeverisë, ku parashikohet se punonjësit publikë mund të punojnë deri në moshën 80-vjeçare.

Vendimi i bujshëm u mor në Japoni, nga qeveria e Kryeministrit Shinzo Abe.

Megjithatë ky vendim do të aplikohet vetëm për punonjësit vullnetarë, ndërsa të tjerët mund të dalin në pension mes moshës 60 dhe 70-vjeçare.

Ky vendim i qeverisë japoneze vjen pasi bilanci për pensionet është në krizë, për shkak edhe të rritjes së jetëgjatësisë, 87 vjeç për gratë dhe 81 për burrat.

Reforma vjen përballë nevojës për të përballuar mungesën e personelit, shkruan noa.al.

Në Japoni emigrantët janë të paktë, lindshmëria është ulur ndjeshëm dhe nuk ka mjaftueshëm të rinj, për të zëvendësuar të moshuarit në punë.

Në këtë vend një i moshuar në 5 vijon të punojë, edhe sepse shpesh nuk ka zgjidhje tjetër. /a.y/noa.al