Transmetuar më 13-02-2018, 14:11

Një fëmijë vetëm 4 vjeç u gjet nga policia krejt i vetëm në tren, pasi familjarët kishin denoncuar zhdukjen e tij.

Bëhet fjalë për një vogëlush nga Gana, i cili u gjet në metronë e Cadorna në Milano të Italisë, pasi ishte larguar nga një park në zonën e Romolo, teksa ishte në një festë.

Vogëlushi u zhduk rreth orës 18.30 të së dielës dhe u gjet, rreth dy orë më pas, teksa i kishte hipur trenit.

I mituri ishte nën shoqërinë e së ëmës me të cilën banonte në provincën e Pavia, ku ndodheshin me dokumente të rregullta.

Ai u largua krejt papritur, duke ndjekur një dajën e tij, i cili po largohej më herët nga festa, shkruan noa.al.

Daja nuk e vuri re që vogëlushi po e ndiqte pas, duke u nisur me makinë.

Kështu i mituri i hipi trenit në metronë e Romolo. Pas disa stacionesh, pasagjerët vunë re se vogëlushi udhëtonte i vetëm, duke lajmëruar policinë, e cila më tej e dorëzoi tek nëna. /a.y/noa.al