Transmetuar më 13-02-2018, 15:31

Kthjellime dhe alternime vranësirash do të ketë në gjithë vendin duke sjellë reshje të pakta shiu e dëborë, kryesisht në Qendër dhe zonat Jugore.

Pasditja sjell përmirësim të përkohshëm të motit në pjesën më të madhe të vendit por sërish në mbrëmje dhe gjatë natës, ri-kthehen vranësirat dhe reshjet në pjesën më të madhe të tij.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë me një rënie të lehtë gjatë mëngjesit por mesdita do të ruajë vlera termike konstante.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 2 ballë.

Europa

Britania e Madhe dhe Europa Veriperëndimore dominohen nga vranësira dhe reshje të konsiderueshme. Po ashtu, Europa Juglindore mbetet me vranësira dhe reshje të herë pas hershme shiu e dëbore.

Por kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme dominojnë Europën Veriore dhe Lindore si dhe pjesën më të madhe të Europës Qendrore./b.l/noa.al/