Transmetuar më 14-02-2018, 07:35

Zgjimi i mëngjesit është një prej momenteve më delikate të ditës.Sipas një studimi të fundit të kryer në Kanada, njerëzit që zgjohen herët në mëngjes janë më të lumtur se sa ata që zgjohen vonë. Kjo, për një arsye shumë të thjeshtë: Mëngjesi transmeton mjaft energji pozitive dhe njerëzit janë më të lumtur në këtë periudhë të ditës. 

Studiuesit e Universitetit të Torontos kanë arritur në përfundimin se kush zgjohet herët, ka më shumë mundësi mirëqenieje. Ndryshe ndodh me grupin që zgjohet vonë, që janë kryesisht të rinjtë. Ata që e kanë të vështirë të ngrihen nga krevati në mëngjes janë dembelët që e nisin ditën vonë dhe pa ritëm. 

Gjatë anketës, në të cilën morën pjesë një grup prej 450 personash (mosha 18 deri 38 vjeç) dhe një grup tjetër prej 300 personash (mosha 59 deri 79 vjeç), ka rezultuar se grupi me në moshë kishte tendencën të zgjoheshin herët në mëngjes, kurse ato më të rinjtë flinin vonë në darkë dhe, si rrjedhojë, zgjoheshin vonë edhe në mëngjes. 

Nga personat e grupmoshës rreth të 60-ve, vetëm 7 për qind flinin vonë, ndërsa nga grupi i të rinjve, vetëm 7 për qind kishin një jetë me ritëm në mëngjes.

Personat më të vjetër në moshë janë ata që japin më shumë energji pozitive se sa të rinjtë dhe ata zgjoheshin më herët në mëngjes sesa të rinjtë, deklarojnë studiuesit.

Disa këshilla që duhet të keni parasysh kur zgjoheni në mëngjes

Ndërsa studiuesi amerikan Corrie Pikul ka përmbledhur pesë gabimet më të shpeshta, të cilat bëhen qysh në orët e para të mëngjesit.

Hidheni nga krevati sapo zgjoheni- Problemi i këtij lloj zgjimi është se bëhet një sforcim i madh i muskujve pas një nate pushimi në të njëjtin pozicion. Kjo gjë mund të shkaktojë dhimbje fizike, kryesisht në shpinë.

Visheni në errësirë- Drita e fikur mund t’iu ndihmojë që t’iu zërë sërish gjumi. Për të nisur ditën me këmbën e mbarë, është e domosdoshme prania e dritës natyrale, e cila ndikon pozitivisht në humor.

Prisni pasditen për të pushuar- Shumë njerëz janë mësuar të punojnë me intensitet dhe i lejojë vetes pushim vetëm në drekë. Por një studim amerikan i Univeristetit të Minnesota këshillon që për ta përballuar më mirë ditën, duhen bërë pushime të shkurtra qysh në nisje të saj.

Vendosni zilen e zgjimit në 6.45 të mëngjesit- E keni kuptuar orarin e zgjimit dhe e shtyni gjithnjë, kjo gjë iu acaron. Mundohuni të ndryshoni zilen e zgjimit dhe vendoseni 10-20 minuta më vonë, në mënyrë që të ngriheni direkt.

Ushtrime që në zgjim- Në vend të bëni gjimnastikë, mundohuni të hani mëngjes rreth 30 minuta pas zgjimit. Kjo shërben për të furnizuar organizmin me energji. Pas gjumit të natës trupi ka nevojë për karbohidrate për të qenë të rikarikuar./b.l/noa.al/