Transmetuar më 14-02-2018, 13:37
Publicitet

Një vajzë e re nga Fieri ka humbur jetën në spital në rrethana të mistershme. Mësohet se viktima është identifikuar si 21 vjeçarja Xhuljeta Gjeka, banuese në Fier dhe sipas familjarëve shkak është bërë neglizhenca e mjekëve.

Në dëshminë e tyre familjarët shprehen se e kanë dërguar vajzën disa herë në urgjencën e spitalit të Fierit, pasi sipas tyre ajo ka pasur shqetësime serioze, ndërsa mjekët e kanë përcjellë për në shtëpi pa e marrë rastin seriozisht.

Gjyshi dhe babai i vajzës, Pilo dhe Altin Gjeka, deklarojnë se Xhuljeta ka humbur jetën për faj të personelit të spitalit.

“E çuam vajzën në spital me temperaturë të ulët, vajzës i bëmë serum dhe u larguam në banesë. Mjekët na thanë se ishte virozë e stinës. Gjendja e vajzës nuk u përmirësua”, shprehen familjarët.

Herën e fundit që 21 vjeçarja Xhuljeta Gjeka është dërguar në spital ka qenë dita e hënë, por ajo ka ndërruar jetë në hyrje të urgjencës. 

Ndërkohë për këtë rast është bërë denoncim në Prokurori prej ku ka filluar edhe hetimi. Nga ana e saj policia thotë se vajza ka vdekur për shkaqe natyrale, por pritet hetimi i plotë dhe analizat mjeko- ligjore për të zbuluar shkaqet e vërteta. /b.l/noa.al/

Loading...