Transmetuar më 14-02-2018, 14:42

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të deputetit të Bundestagut gjerman Thorsten Frei, njëkohësisht raportuesi për Shqipërinë në Komisionin Parlamentar për çështjet e jashtme në Parlamentin gjerman.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Vasili ka komentuar deklaratën e deputetit gjerman i cili tha se ish- ministrit Tahiri i duhej hequr mandati. Vasili lidhur me këtë ka akuzuar kryeministrin se Rama duke mbrojtur Tahirin la jashtë Europës Shqipërinë.

“Deputeti gjerman Thorsten Frei e tha shume shumë qartë "duhej hequr pa diskutime imuniteti i Tahirit". Kryeministri u bë bllok dhe e mbrojti bashkë me të tijtë Tahirin,duke u vendosur kundër Europës, Gjermanisë dhe shqiptarëve”, shkruan Vasili.

Më tej deputeti i LSI-së deklaron se kryeministri mbron krimin dhe drogën dhe këtë tashmë pas fjalëve të deputetit gjerman e ka të qarë çdo shqiptar.

“Ky kryeministër e mbron me çdo mjet krimin dhe drogën, tani pas fjalëve të Frei këtë e ka të qartë edhe shqiptari më i fundit. Kryeministri e la Shqipërinë jashtë Europës sepse Tahiri dhe droga janë kryesore kurse Shqipëria është përtej fundit për të. Kjo ka vetëm një emër tradhëti e lartë ndaj interesave strategjike të vendit”, tha Vasili./b.l/noa.al/