Transmetuar më 14-02-2018, 15:43

Një pallat 13-katësh është përfshirë nga flakët, ku për pasojë shumë persona kanë mbetur të lënduar, mes tyre edhe një fëmijë në gjendje të rëndë.

Zjarri ka rënë në katin e 10 të pallatit, në zonën Quarto Oggiaro, në Milano të Italisë.

Alarmi u dha pak pas mesditës, kur e gjithë ndërtesa u evakuua. Të paktën tre persona të bllokuar u shpëtuan nga zjarrfikësit.

Fëmija u transportua në spital i pavetëdijshëm dhe në arrest kardiak. Sipas mjekëve të urgjencës, gjendja e tij është e rëndë.

Zjarrfikësit ndërhynë për të shuar flakët në katin e dhjetë dhe raportohet se e gjetën djalin e mitur në një nga apartamentet në katet e sipërme.

Po ashtu 11 persona patën probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit, ndërsa u desh ndërhyrja e 7 mjeteve zjarrfikëse për të shuar flakët. /k.k/noa.al/