Transmetuar më 14-02-2018, 16:01

Reshjet e shiut dhe dëborës shkaktuan disa problematika në 24 orët e fundit. Në një raport të ministrisë së Mbrojtjes, që pasqyron situatën deri në orën 14:00 të ditës së sotme, vihet re se ka sërish probleme.  

Qarku Shkodër:

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër ka pasur reshje dëbore në zonat malore, ndërsa reshjet e shiut kanë pushuar.

Nga HEC-et, nuk ka pasur shkarkime, ndërsa po punojnë me agregate me regjim të plotë pune.

Aksi rrugor Shkodër – Theth, vazhdon të jete i bllokuar nga dëbora në vendin e quajtur Qafë Thore.

Aksi rrugor Shkodër – Breg Lumi, i bllokuar në vendin e quajtur Mali Shoshit, ka mbi  30 cm dëborë.

Bashkia Vau Dejës:

Akset rrugore janë të kalueshme në zonat malore të bashkisë Vau Dejës, aktualisht nuk ka probleme.

Bashkia Malësi e Madhe:

Aksi rrugor Selce-Vermosh i kalueshëm me zinxhirë në vendin e quajtur Qafa e Bordolecit, ka rreth 40 cm dëborë.      

Aksi rrugor Koplik-Bog-Razem, i kalueshëm me zinxhirë, ka mbi 20 cm dëborë dhe akull.

Bashkitë Pukë dhe Fushë Arrëz:

Akset rrugore janë të kalueshme me zinxhirë. Aksi rrugore Fushë Arrëz-Iballë ka qene i kalueshe vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë.

Ne akset rrugore po punojnë mjetet e firmave sipërmarrëse për mbajtjen nën kontroll të akseve rrugore

Ne aksin rrugor Pukë-Qerret dhe Pukë-Qelës operojnë mjetet e bashkisë Pukë për mbajtjen të hapur të këtyre akseve.

Në aksin rrugore Fushë Arrëz – Iballë vazhdon një mjet i bashkisë Fushë Arrëz për mbajtjen të hapur të këtij segmenti rrugor.

Nuk ka probleme në furnizimin me energji elektrike.

Qarku Dibër:

Sot nuk ka pasur reshje dëbore. Të gjitha rruget nacionale, Skuraj-Peshkopi-Kala e Dodës dhe Peshkopi-Reç, janë të kalueshme pa probleme. 

Segmente të rrugeve nacionale, si Qafë Bualli-Krastë ka prani dëbore mbi 30 cm dhe janë të kalueshme, po punohet nga subjekti kontraktor për mbajtjen e aksit funksional. 

Segmenti nacional Ura e Çerenecit-Stebleve, kalohet me vështirësi por është rrugë e kalueshme, pasi po punohet me mjete nga subjekti kontraktor.

Segmenti nacional Trebisht-Doganë Maqedoni, është i bllokuar, për shkak të rrëshqitjeve të gurëve në disa segmente. 

Rruga rurale Klenjë-Tuçep-Trebisht, bashkia Bulqizë, kalohet me shumë vështirësi, vetëm me zinxhirë. 

Rruga rurale Peshkopi-Lurë, është e bllokuar, por nga Lura lëvizet në aksin Lurë-Rreshen, nuk po punohet në këtë segment rruge. 

Rruga rurale Xibër-Klos, bashkia Klos, kalohet me veshtiresi, por e kalueshme. 

Mungon energjia elektrike në njësitë administrative Martanesh, Ostren, pjesërisht Zerqan, Shupenzë, bashkia Bulqizë, si dhe Sllove, Zall Dardhe, Reç, Lurë e Selishtë bashkia Dibër.

Bashkia Lezhë –Kurbin:

Ka patur reshje me intensitet të dobët, të shoqëruar me erëra.

Hodrovorët kanë punuar me kapacitet të plotë e sipas nevojes, si dhe janë në gatishmëri për të evakuuar ujrat në rast reshjesh.

Segmenti i Rrugës së Kombit, Rrëshen-Tunel Kalimash, i kalueshëm pa probleme. 

Situata në Qarkun Gjirokastër është normale.

Qarku Durrës:

Rruga Krujë- Qafshtamë e bllokua për shkak të reshjeve të dëborës në vendin e quajtur “kllojna”. Një fadromë po punon për hapjen e saj.

Qarku Elbasan:

Bllokim i të gjitha rrugëve për në Parkun Kombëtar Shebenik Jabllanicë si edhe mungesë të energjisë elektike në fshatrat e zonës për shkak të thyerjes së shtyllave nga dëbora. /k.k/noa.al/