Transmetuar më 14-02-2018, 16:14

Skuadra e Kukësit mbyll llogaritë me Tiranën dhe kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Ka mjaftuar një gol që veriorët të kalojnë në raundit tjetër, e duke fituar me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Goli erdhi që të minutën e katërt të takimit, ku pas një krosimi nga Bakaj, Guri e pati të thjeshtë të depozitonte topin në rrjetë.

Me këtë avantazh u mbyll i gjithë takimi, edhe pse rastet nuk munguan nga të dyja skuadrat.

Ndeshja e parë në kryeqytet kishte përfunduar ne barazim 1-1, dhe Kukësi shkon i qetë, në pritje të kundërshtarit. /k.k/noa.al/