Transmetuar më 14-02-2018, 17:26

Gjyshi dhe babai i 21 vjeçares Xhuljeta Gjeka kanë rrëfyer mes lotëve momentin kur vajza e tyre humbi jetën në hyrje të spitalit të Fierit.

Gjyshi i saj thotë se askush në spital nuk i erdhi në ndihmë, ndërsa babai i vajzës bën fajtor mjekët për neglizhencën.

Ndërsa Nevila Shuke drejtorja e spitalit rajonal Fier, duke shprehur ngushëllime për rastin, ka thënë se spitali ka ngritur një grup pune në lidhje me rastin si dhe pritet dalja e autopsisë për të sqaruar vdekjen e vajzës, shkruan Ora Neës.

“Në orën 3:30 na dha recetë, mora ilaçet erdha në shtëpi, çështje gripale më thanë. E mbajtëm çupën me të ngrohta, në orën 3 të natës vete në spital. Këtu ishte më e keqja. Çupa mua më ka vdekur tek porta e spitalit sepse nuk doli një njeri të më sillte një barrelë. Kam bërtitur "o maskarenj", ndofta gabova, më ra çupa nga duart”, tregon i pikëlluar gjyshi i vajzës.

Edhe i ati i saj pretendon se vajzën e humbi për shkak të neglizhencës së bluzave të bardha.

“Vajza ime ka ikur nga doktorët vëlla, nga neglizhenca e doktorëve”, shprehet i ati.

Nga ana tjetër, sipas drejtores së spitalit “Është ngritur një grup pune i cili është duke bërë analizën e rastit, paralelisht është duke pritur edhe përgjigjen e autoposisë që të dalim në një rezultat”. /k.k/noa.al/