Transmetuar më 14-02-2018, 19:31

Një burrë më në fund ka kaluar testin e tij të drejtimit të automjetit, në moshën 79-vjeçare, dhe tani mund të udhëtojë i qetë në spital, për të parë bashkëshorten.

Keith Limbert, nga Garforth, West Yorkshire, edhe pse kishte tentuar që kur ishte djalë i ri të pajiset me patentë, kurrë nuk kishte arritur ta kalonte testin.

Gruaja Anne, 79-vjeçe, gjatë gjithë jetës kishte drejtuar automjetin deri në moshën 58-vjeçare.

Por me kalimin e viteve, pas një problemi shëndetësor në vitin 2015, ajo e pati të pamundur për të vijuar të drejtojë makinën.

Sëmundja e Annes detyroi burrin që t’i rikthehej edhe njëherë kursit të patentës, dhe pas dy përpjekjeve të dështuara, në të tretën arriti që të pajiset me leje drejtimi. /k.k/noa.al/