Transmetuar më 14-02-2018, 21:58

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari ka ndodhur në Itali.

Mediat vendase shkruajnë se një shqiptar 28-vjeçar ka gjetur vdekjen në Sesto San Giovanni gjatë ditës së sotme.

I riu shqiptar është hedhur në shina ndërsa po kalonte një tren duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Trupi i tij është tërhequr zvarrë për disa metra nga treni, ndërsa skena shokuese ka terrorizuar qytetarët e pranishëm.

Mësohet se i riu në vitin 2015 është arrestuar nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

Ndërkaq nuk dihet ende identiteti i tij, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes./a.k/noa.al/