Transmetuar më 14-02-2018, 22:10
Publicitet

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Tiranë.

Një person është gjetur pa shenja jete gjatë mbrëmjes së sotme në rrugën “Nikolla Tupe”.

I ndjeri është qëlluar më një armë zjarri në një shesh pushim pallati në afërsi të zonën ish-bllokut.

Mësohet se ai banonte në vendin ne ngjarjes.

Sipas informacioneve të deritanishme, nuk janë dëgjuar të shtëna me armë dhe dyshohet se vrasja është bërë me armë me silenciator.

Sipas burimeve të “Panorama”, personin e pajetë nuk e njeh askush nga banorët e zonës.

Policia ka shoqëruar tre persona por ende nuk dihet nëse ata janë autorët apo dëshmitarë.

Loading...