Transmetuar më 15-02-2018, 11:12

Futbollisti rus është filmuar duke bërë një gjest që ka shkaktuar polemika në mediet sociale. Stanislav Manayev shihet në një video duke fshirë hundën me një kartmonedhë me vlerë 70 euro.

“Mund t’ia jepja njerëzve në nevojë, por nuk do ta bëj pasi më duhet të liroj hundët,” dëgjohet të thotë lojtari përpara se të fshijë hundët, dhe të hedhë letrën në dysheme.

Video u publikua nga futbollisti në rrjetin social Instagram, por më pas u fshi, pasi profili i tij u bombardua me ofendime.

Lojtari i FC Tonso në një udhëtim me ekipin e tij, ishte filmuar tek pyeste një nga kolegët për t’i dhënë diçka për të fshirë hundët dhe mesa duket në pamundësi të një facolete ka vendosur të përdorë euro.

Edhe ministri rus i sporteve Pavel Kolobkov reagoi gjithashtu pas videos kaq shumë të debatueshme duke u shprehur: "Nuk ka dyshim se videoja tregon nivelin e ulët kulturor të atij lojtari, unë jam i sigurt se do të shërbejë si një mësim". 

Manayev është kritikuar gjithashtu edhe nga kreu i komitetit organizativ të Kupës Botërore 2018, Alexei Sorokin./b.l/noa.al/