Transmetuar më 15-02-2018, 13:14

Konsumi i kanabisit me dozë të vogël mund të përmirësojë trurin. Kjo është ajo që hulumtuesit në Universitetin e Bonit kanë thënë pas eksperimentit të bërë tek minjtë. Me pak fjalë, konsumimi i kanabisit me dozë të vogël arriti të rinovonte trurin e minjve.

Lajmi është interesant sepse, duke marrë parasysh përdorimin e tanishëm terapeutik të kanabisit, hulumtimi në fjalë ka për qëllim të përsëritet tek njerëzit për të kuptuar nëse, kjo substancë ka efekte të dobishme në kujtesën tonë.

Plakja dhe truri

Ne e dimë se me kalimin e kohës aftësitë tona njohëse zvogëlohen: e bëjnë më të vështirë trurin për të mësuar gjërat dhe ne mund t’i harrojmë ato që kemi ditur. Ky proces, ndër të tjera, është i njëjti që promovon çmenduri dhe sëmundje të tjera që lidhen me përkeqësimin e kapacitetit të trurit.

Minjtë dhe kanabisi

Për të na dhënë një përgjigje, studiuesit morën në konsideratë modelin e kafshëve, në veçanti ato të minjve që kanë një jetë relativisht të shkurtër dhe që shfaqin defiçite të veçanta konjitive kur arrijnë moshën 12 muajshe. Te minjtë pastaj u testuan efektet e THC (përbërësi më i njohur aktiv në kanabis) në një grup minjsh të ndarë nga mosha: dy muaj, 12 muaj dhe 18 muaj për katër javë.

Rezultatet e studimit

Të dhënat e mbledhura treguan se subjektet e 12 dhe 18 muajve të cilëve u është dhënë TCH, ndryshe nga ata që kanë marrë placebo, shfaqën funksione njohëse të barabarta me ato të minjve dy mujorë: me pak fjalë, trajtimi me doza të ulëta të THC ka lejuar një ngadalësim në humbjen e kapacitetit të trurit.

Nga minjtë tek njerëzit

Është ende herët për të menduar fitoren, por studimi, siç thamë, është kryer te minjtë kështu që ne duhet të presim për teste mbi njerëzit për të zbuluar nëse THC ka të njëjtat efekte edhe në trurin tonë./b.l/noa.al/