Transmetuar më 15-02-2018, 14:07

Gjendet pas gjashtë muajsh, trupi i pajetë i një vajzë 9-vjeçare, e cila ishte zhdukur në mënyrë të mistershme, gjatë një ceremonie martesore.

Prokuroria e Grenoble, në Francë deklaroi këtë të mërkurë, se është gjetur trupi i Maelys.

Peokurori Jean-Yves Coquillat shpjegoi se kufoma u gjet nga i dyshuari kryesor, Nordahl Lelandais, i cili deklaroi se e kishte vrarë të miturën pa dashje dhe se më pas kishte hequr qafe kkufomën.

Gjatë hetimeve të zgjatura për gjashtë muaj, provat kundër Lelandais erdhën duke u rënduar, përfshi edhe gjurmët e ADN-së të gjetura në makinën e të dyshuarit.

Po ashtu kamerat e sigurisë fiksuan prej së largu, në makinën e të dyshuarit, një figurë me një fustan të bardhë, që sipas prindërve ngjasonte shumë me atë që kishte veshur Maelys. E mitura u zhduk në Pont-de-Beauvoisin, në jug të Francës. Ajo u pa për të fundit herë, në parkimin e lokalit ku po mbahej dasma, shkruan noa.al. Vogëlushja ishte me familjen, në martesën e një kushëriri të nënës.

Në orën 03.00 të mëngjesit të asaj të diele gushti, teksa po festohej, u pa nga disa dëshmitarë në një dhomë, ku ishin sistemuar fëmijët për të fjetur.

Që të gjithë të ftuarit, plotë 180 persona u shoqëruan në polici, për t’u marrë në pyetje njëri pas tjetrit. Kërkimet nisën qysh të dielën në mëngjes në pyjet përreth, por edhe në shtëpinë e të zotit të lokalit. /a.y/noa.al

E mitura rrëmbehet në mes të dasmës, arrestohet i dyshuari, ishte mes të ftuarve

Vogëlushja zhduket gjatë një ceremonie martesore, 180 vetë në polici