Transmetuar më 15-02-2018, 14:50

Një ngjatrje e rëndë ka ndodhur në departamentin e gjinekologjisë ne Reggio Calabria. Një fëmijë i porsalindur vdiq të mërkurën në mëngjes para nënës së tij dhe mjekëve menjëherë pas lindjes. 

Pas këtij lajmi të trishtueshëm, Prokuroria kalabreze ka nisur hetimet mbi rastin. Hetimi, i kryesuar nga prokurori Gaetano Paci dhe Marco Lojodice, do të duhet të konstatojë saktësisht se çfarë ka ndodhur, si dhe nëse ka pasur ndonjë dështim nga ana e kujdesit shëndetësor.

Ishin të afërmit e gruas që lindi ata që raportuan rastin në Policinë e Shtetit, ku më pas u urdhërua autopsia mbi të porsalindurin.

Të njëjta ngjarje janë regjistruar edhe më parë në këtë spital, ku mjekët i kanë fshehur ato ose kanë falsifikuar dokumentet për t’iu shmangur përgjegësisë së vdekjeve.

Rasti i fundit për të cilin priten gjatë ditës së sotme rezultatet e autopsisë dhe episodet e tjera të regjistruara më herët tashmë po shqyrtohen nga gjyqtarët e Gjykatës së Reggio Calabria./b.l/noa.al/