Transmetuar më 15-02-2018, 15:26

Që në orët e para të ditës, kthjellimet dominojnë të gjithë territorin shqiptar. Edhe pasditja vijon nën ndikimin e motit të kthjellët por të ftohtë në të gjithë vendin; kushte që mbeten dominante edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë gjatë orëve të mëngjesit por rritje prej të paktën 3°C, do të shënojnë vlerat termike të mesditës.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke bërë që në det dallgëzimi të ulet në 2 ballë.

 Europa

Europa Jugore dhe rajoni i Mesdheut duke përfshirë Ballkanin, dominohen nga mot i kthjellët por i ftohtë. Po ashtu, kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë Jugperëndimi dhe Verilindja e Kontinentit.

Ndërsa vranësira dhe reshje shiu e dëbore dominojnë Veriperëndimin e Europës si edhe pjesën më të madhe të Europës Qendrore./b.l/noa.al/