Transmetuar më 15-02-2018, 17:35

Pas reagimeve të forta, ministria e Mjedisit dhe Turizmit ka anuluar lejen mjedisore për ndërtimin e dy HEC-eve në lumin e Osumit.

Ky vendim e shpall të pavlefshëm atë të mëparshmin, i cili i hapte rrugë ndërtimit të dy hidrocentraleve në kanione.ImageAnulimi i lejes ishte paralajmëruar pak ditë më parë nga ministri Klosi, i cili vizitoi nga afër kanionet.

Vendimi i anulimit është firmosur sot, ku Agjensia Kombëtare e Mjedisit ka argumentuar se ka vënë re shkelje në kontratë, duke e shpallur lejen e mëparshme të pavlefshme për shkak se i ka tejkaluar afati.

Pas anullimit të lejes mjedisore, i takon Ministrisë së Energjetikës të anulojë marrëveshjen koncesionare për projektin e dy HEC-eve. /k.k/noa.al/