Transmetuar më 16-02-2018, 08:16

Tashmë që moti i keq ka kaluar, Kryeministri Edi Rama krenohet me atë që është bërë për përballimin e situatës.

Mëngjesin e kësaj të premte, ai ka publikuar në Facebook një album fotografik.

Ai thotë se në sajë të gatishmërisë maksimale, rrugët u zhbllokuan, pa krijuar probleme.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të rrugëve kombëtare të çliruara nga reshjet e shumta të dëborës falë gatishmërisë dhe angazhimit maksimal të Autoritetit Rrugor dhe kompanive të mirëmbajtjes, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. /a.y/noa.al