Transmetuar më 16-02-2018, 10:38

Tema e dietave për të humbur peshë është një prej argumenteve më të trajtuara në botë, pasi pjesa më e madhe e njerëzve, synojnë një pamje më të mirë, duke humbur ndonjë kilogramë të tepërt.

Por pas moshës 35-vjeçare, e sidomos pas të 40-ve, të paturit e një trupi elegant është shumë vështirë, për shkak se metabolizmi ngadalësohet dhe e ka më të vështirë që ushqimet t’i kthejë në energji.

Kësisoj sjellim disa këshilla, sidomos për femrat që e kanë arritur këtë moshë, të cilat nuk kërkojnë shumë mundim.

E para ka të bëjë padiskutim me gjendjen shpirtërore. Duhet eliminuar me të gjitha mënyrat stresi, pasi niveli i lartë i kortizolit, hormoni i stresit, ndikon në grumbullimin e yndyrës rreth barkut.

Këshilla e dytë konsiston në pirjen e një luge vaj ulliri me stomakun bosh. Kjo gjë ndihmon për ti kthyer ushqimet në energji, duke eliminuar krijimin e dhjamit.

Bëhet fjalë për një mënyrë të thjeshtë dhe efikase. Gjithashtu këshillohet që të ecet minimumi 30 minuta në ditë, shkruan noa.al.

Rekomandohet që të përdorni shkallët në vend të ashensorit, dhe shmangni lëvizjet me makinë, duke preferuar ato në këmbë. /a.y/noa.al