Transmetuar më 16-02-2018, 12:24

Rrjetet sociale çdo ditë përditësohen me risi të ndryshme, me të vetmin qëllim që të bëhen sa më atraktive për përdoruesit. 

Por, ndonjëherë këto përditësimet nuk iu pëlqejnë përdoruesve e jo vetë që nuk iu pëlqejnë, por i irritojnë e mbase i detyrojnë të largohen nga përdorimi i rrjetit social përkatës. Pikërisht kjo gjë ka ndodhur me “Snapchat” dhe përdoruesit janë zhgënjyer keq fare.

Bëhet fjalë për përditësimin e ri, pasi dizajni i Snapchat nuk u ka pëlqyer aspak përdoruesve të cilët kanë firmosur një peticion që kërkon të rishikohet edhe njëherë dizajni i këtij aplikacioni.

“Fshini përditësimet e reja të Snapchat” (“Remove the new Snapchat update”) quhet peticioni i cili deri tani ka arritur të mbledhë 1.5 milion firma. 

Me pëditësimet e reja tani Snapchat ka dy dritare dhe mesazhet dhe postimet janë të përqendruara vetëm në një faqe, çka e shpërqëndron përdoruesin.