Transmetuar më 16-02-2018, 12:59

Ashtu si ka bërë të ditur “FcInternews.it”, Bayern Munich dhe Chelsea i janë shtuar listës së skuadrave të mëdha në garë për të marrë shërbimet e Mauro Icardi në verën e ardhshme.

Duket se këo skuadra i janë shtuar listës së kokonkurrencën me Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe vetë klubin e Inter që ka si synim kryesor rinovimin e kontratës me kapitenin nga Argjentina.

Inter synon të “blindojë” qendërsulmuesin duke i ofruar 7.5 milionë euro në sezon për katër vitet e ardhshme.

Megjithatë siJ shkruan telesport, duket se Icardi ka kërkuar 10 milionë euro edhe kjo ka bërë që Bayern, Real apo PSG të nisin të mendojnë për blerjen e tij. 

Në muajin ardhshëm pritet që menaxherja e lojtarit, bashkëshortja e tij, Wanda Nara të takohet me të gjithë të interesuarit për të përcaktuar një herë e përgjithmonë të ardhmen e tij.