Transmetuar më 16-02-2018, 14:03

Gjesti i mirë i një çifti për një të pastrehë që jetonte në një tentë ka prekur zemrat e mijëra përdoruesve të Facebook. Faqja popullore Love What Matters në Facebook ndau një letër që i ishte dërguar të pastrehut nga çifti që jetonin pranë tij. 

“Prapa shtëpisë sonë ku ne nxjerrim për shëtitje qenin jeton një i pastrehë… Sonte po fshinim apartamentin tonë kur të dashurit tim i shkoi në mendje t’i jepnin disa batanije dhe ushqim”, shkruan vajza e quajtur Brandi.

Ata i paketuan një çantë të madhe me batanije, dy jastëkë dhe një triko leshi që ta mbante ngrohtë. 

Ajo shtoi: “Pasi paketuam të gjithë gjërat, i dashuri im John i shkruajti një letër për t’i uruar një mirëseardhje të ngrohtë e miqësore në lagjen tonë, sepse edhe pse nuk jeton në një apartament këtu gjithsesi ai është përsëri i lagjes sonë, dhe ne si njerëz duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin”. 

“I dashur fqinj. E di që nuk njihemi por të kemi parë në lagje. Koha është e ftohtë jashtë kështu që të kemi sjellë disa gjëra që menduam se mund të të hyjnë në punë dhe donim të të uronim mirëseardhjen në lagjen tonë”, shkruan ata në letrën e cila u bë virale në internet./b.l/noa.al/