Transmetuar më 16-02-2018, 14:52

E thotë një studim anglez i publikuar në revistën shkencore “American Journal of Hypertension” i Oxford University, sipas të cilit konsumi dy herë në javë i kosit, redukton ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare, për meshkujt dhe femrat që vuajnë nga hipertensioni në arterie.

Në studim u analizuan 55 mijë femra dhe 18 mijë meshkujt, të gjithë me presion të lartë gjaku.

Rezultoi se ata persona që konsumonin dy herë në javë kos, kishin një reduktim të rrezikut për infarkt me 30% tek femrat dhe 19% tek meshkujt.

Ndërsa kushdo që kishte konsumuar më shumë se dy herë në javë kos, kishte pësuar një ulje të rrezikut për tu prekur nga sëmundjet në koronare dhe nga infarkti në masën 20%.

“Zbuluam se konsumi i kosit për një kohë të gjatë redukton rrezikun e problemeve kardiovaskulare, siç kanë zbuluar edhe studime të mëparshme, dobitë e laktozës së fermentuar. Ky studim zbuloi se kosi sjell një sërë dobish për shëndetin e zemrës, qoftë nëse konsumohet vetëm, qoftë i shoqëruar me fibra, fruta dhe drithëra”, deklaroi

Justin Buendia, autor i studimit. /a.y/noa.al