Transmetuar më 16-02-2018, 14:58

Ka vite që përsëritet se një dietë e shëndetshme dhe aktiviteti i duhur fizik na mbrojnë nga shumë lloje tumoresh. Por, me kalimin e kohës, këshillat e marra dhe sugjerimet nga studimet e shumta, njëra më kontradiktore se tjetra, më shumë na kanë ngatërruar se sa na kanë qartësuar. 

Në guiden e “American Cancer Society”, e publikuar kohët e fundit në “Cancer Journal for Clinicians”, thuhet se ky hulumtim u përgjigjet shumë pyetjeve. 

Në këtë publikim, ekspertët pas një pune përmbledhëse të literaturës shkencore, u përgjigjen edhe pyetjeve më të shpeshta për ushqimet, pijet, substancat apo regjimet ushqimore mbi të cilat kemi pasur shumë dyshime në këto vite: për shembull ushqimet bio apo pijet e gazuara. 

Aktualisht, në guidën amerikane janë edhe rekomandimet e përgjithshme, mes të cilave: ndjekja e një diete të shëndetshme që bazohet te perimet, të zgjedhësh drithëra jo të përpunuara, konsumimi i mishit të kuq dhe aktiviteti fizik. 

Mbajtja e një peshe trupore të shëndetshme, është një nga menyrat më të rëndësishme për të reduktuar rrezikun e tumoreve. Të paktën 150 minuta në javë duhet t’i kushtoheni aktivitetit fizik me intensitet të moderuar për çdo të rritur me peshë normale. 

Pesë porcione frutash dhe perimesh në ditë janë gjithashtu të rëndësishme për reduktimin e tumoreve. Për të reduktuar rrezikun e tumoreve theksi vihet mbi të gjitha te rëndësia për të kufizuar konsumin e mishit të kuq të përpunuar dhe alkoolit, te zgjedhja e drithërave integrale, të mos zbresësh nën nivelin e rekomanduar të kalciumit dhe të sigurosh nivele të mjaftueshme të vitaminës D.