Transmetuar më 16-02-2018, 15:25

Pjesa e parë e ditës mbetet nën dominimin e kthjellimeve në të gjithë vendin.

Pasditja mbetet e kthjellët në zonat Jugore dhe pjesërisht në Qendër ndërsa vranësirat ri-shfaqen në zonat veriore të cilat gradualisht në mbrëmje dhe gjatë natës mbulojnë të gjithë territorin shqiptar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten mesatarisht 2°C në të dy ekstremumet termike ditore vlerat e të cilave do të luhaten nga –2°C në 16°C.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det vijon dallgëzimi deri 2 ballë.

Europa

Europa Veriore dhe rajoni i Balltikut dominohet nga vranësira dhe reshje dëbore. Po ashtu, vranësira të shpeshta por reshje të pakta shiu e dëbore do të ketë ekstremi Verior i gadishullit Iberik.

Por pjesa më e madhe e Europës dominohet nga mot kryesisht i kthjellët dhe temperatura të ulëta. /b.l/noa.al/