Transmetuar më 16-02-2018, 19:04

Banorët e pallatit 8 katësh, në lagjen "Kodra e Shtufit" në Gjirokastër, kanë dalë sërish në protestë, tek ura e lumit.

Sipas tyre, askush nuk ka vënë dorë për të përmirësuar situatën në apartamentet e tyre, pas rrëshqitjes së dheut në ndërtesën e lartë.

"Askush nuk na ka dhënë zgjidhje konkrete", thonë banorët. 

Sipas tyre, balta ka shkaktuar lagështi dhe apartamentet janë bërë të pabanueshëm. 

Dy ditë më parë, maxhoranca dhe opozita në këshillin bashkiak të Gjirokastrës u bënë bashkë për të miratuar dëmshpërblim për tre familje të pallatit 8 katësh të dëmtuar në lagjen "Kodra e Shtufit". /k.k/noa.al/