Transmetuar më 16-02-2018, 20:45

Pamjet janë të rënda, dhe tregojnë stërvitjen me armë zjarri që bënte Nikolas Cruz, para se të kryente masakrën në një shkollë, në Florida.

Ai shfaqet me një pistoletë në dorë dhe qëllon në drejtime të ndryshme.

19-vjeçari Nicolas Cruz, i akuzuar për kryerjen e sulmit të përgjakshëm, ishte përjashtuar nga shkolla Stoneman Douglas në Parkland, Florida.

Ai ka lëshuar alarmin për zjarr duke shkaktuar kaos në shkollë para se të niste të shtënat, ndërsa nxënësit janë detyruar të fshihen në klasa, derisa policia ka kërkuar në ndërtesë.

Cruz ka filluar të shtënat jashtë shkollës duke vrarë tre persona, më pas ka hyrë në ndërtesë duke vrarë 12 të tjerë. /k.k/noa.al/