Transmetuar më 17-02-2018, 08:31

Kryeministri Edi Rama edhe pse ndodhet në Kosovë me rastin e 10 vjetorit të saj të Pavarësisë, nuk ka lënë pas dore edhe urimin  tij të mëngjesit për ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Rama ashtu si dhe në shumë raste të tjera edhe sot ka bërë promotorin për turizmin shqiptar.

Edhe sot përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, kryeministri ka publikuar një reportazh nga një media franceze, e cila flet për Shqipërinë turistike.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë reportazh të bukur francez për Shqipërinë turistike, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama./b.l/noa.al/