Transmetuar më 17-02-2018, 12:58

Artriti reumatik është një sëmundje e sistemit imunitar, në të cilën trupi sulmon kyçet e veta, duke rezultuar në dhimbje të padurueshme, ënjtje dhe vështirësi në lëvizje.

Sëmundja ka prekur miliona njerëz në mbarë botën, por diagnostikimi i hershëm mund t’i lejojë mjekët të ngadalësojnë ose të ndalin përparimin e sëmundjes.

Shkencëtarët kanë krijuar një listë ushqimesh që kanë efekte të mira në simptomat e pacientëve me artrit.

Frutat më të mira janë kumbullat e thata, shega, rrushi, boronica, molla, pjeshka dhe mango. Të gjitha këto reduktojnë inflamacionin dhe mbrojnë ndaj shkatërrimit të kockave.

Gruri, orizi, tërshëra, misri, elbi dhe thekra gjithashtu reduktojnë inflamacionin, thonë studiuesit e universitetit KIIT në Indi.

Ndërsa nga bulmetet është i mirë kosi, pasi redukton tendosjen, ënjtjen dhe inflamacionin.

Xhinxheri dhe shafrani i Indisë gjithashtu rekomandohen për vetitë mbrojtëse kundër komplikacioneve të përbashkëta. Vaji peshkut dhe i ullirit reduktojnë gjithashtu forcimin./b.l/noa.al/