Transmetuar më 17-02-2018, 15:16

Moti dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë vendin.

Pasditja dhe mbrëmja vijojnë me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta kryesisht në Veri të vendit duke rrezikuar nga reshje të pakta dhe të izoluara dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit por mesdita do të ruajë vlera termike të pa-ndryshuara ku maksimumi ngjitet në 15 – 16°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në Veri, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Europa

Europa Veriore mbetet me vranësira dhe reshje të shpeshta dëbore. Po ashtu, Europa Jugore dhe kryesisht Ballkani paraqiten me vranësira të dendura dhe reshje të përkohshme.

Ndërsa kryesisht kthjellimet do të ndikojnë pjesën më të madhe të Europës./b.l/noa.al/