Transmetuar më 17-02-2018, 16:09

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Çikalleshi vijon me formën e mirë në kampionatin turk.

Pas një dopiete të shënuan fundjavën e kaluar kundër Goztepe, sulmuesi i Osmanlispor ka gjetur edhe këtë fundjavë rrjetën.

Sulmuesi kavajas ka shënuar një gol të bukur me kokë kundër Sivasporit, ekip me të cilin aktivizohet sulmuesi i njohur brazilian, Robinho.

Forma e tij e mirë është një mesazh për trajnerin Panuçi i cili e ka lënë jashtë grumbullimit.

Më poshtë keni golin e shënua nga Çikalleshi./a.k/noa.al/