Transmetuar më 18-02-2018, 07:28

Dy sportistët shqiptarë na nderojnë, duke rrëmbyer medaljen e artë, në turneun e aallave të mbyllura në Stamboll të Turqisë.

Atletja Luiza Gega, me kohën 9 minuta e 6 sekonda në garën e 3000 metrave u shpall kampione e Ballkanit, duke rrëmbyer medaljen e artë.

Por një tjetër sportist shqiptar, na bëri krenar këtë të shtunë, duke rrëmbyer medaljen e artë në një tjetër kategori.

Izmir Smajlaj rrëmbeu medaljen e artë në kërcimin për së gjati, duke mbrojtur titullin e fituar një vit më parë në Beograd të Serbisë.

Ai kërceu në 7 metra e 80 centimetra, duke mposhtur konkurrentët e shteteve të tjera. /a.y/noa.al