Transmetuar më 18-02-2018, 08:05

Kryeministri Edi Rama prej kohësh është kthyer në promotor të turizmit dhe nuk humbet rast, pa u bërë jehonë bukurive shqiptare.

Kështu e ka nisur edhe këtë të diel, teksa ka publikuar një artikull të medias gjermane, ku riviera shqiptare, krahasohet me një Hirushe.

“Mirëmëngjes dhe me këtë artikull të medias gjermane për rivierën e mrekullueshme shqiptare, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama në Facebook.

Riviera shqiptare, një Hirushe

Afër ose larg, të njohura apo jo, Shqipëria është një nga 10 destinacionet turistike që mund të shihen si të arsyeshme për t’u eksploruar gjatë 2018, shkruan revista turistike gjermane GEO, partnere e së përjavshmes, Stern.

“Ballkani është pushtuar gjithnjë e më shumë nga turistë që janë në kërkim të plazheve të paeksploruara”, shkruan geo.de.

Rilindja turistike ka qenë pjesë e përvojës së Kroacisë, ndër vite, dhe vendet fqinjë si Mali i zi gjithashtu janë duke përfituar.

Nuk është çudi që vështrimi shkon përtej jugut dhe që atje gjendet një diamant i vërtetë, Shqipëria.

Riviera shqiptare konsiderohet ende si Hirushja në mesin e motrave të famshme dhe pikërisht kjo e bën atë kaq të veçantë.

Vështirë se mund të gjeni ndonjë kompleks të madh hotelesh apo infrastrukturë të mirëfilltë turistike, por bregdeti i paprekur ka aftësinë të zgjojë shpirtin e zbulimit për të gjithë ata që preferojnë vërtetësinë në vend të komoditetit.

Riviera shqiptare shtrihet rreth 100 kilometra nga Llogoraja, në zonën arkeologjike të Butrintit 3 000-vjeçar dhe kufizohet më në jug me kufirin grek.

Dhe mes tyre gjenden perlat e Shqipërisë si plazhi i Gjipesë apo Kakomesë, që mund të zbulohen gjatë një udhëtimi me automjet. /a.y/noa.al