Transmetuar më 18-02-2018, 11:55

Lydia Sellers është një estetiste dhe parukiere me zë, e cila ka punuar gjatë me aktoren amerikane Meghan Markle, e cila më 19 maj do të martohet me princin Harry të Anglisë.

Duke qenë se ajo është kujdesur gjatë për të, di edhe disa hile lidhur me pamjen e saj.

Ajo është intervistuar nga “The Sun” ku ka thënë se, Meghan preferon një pamje natyrale dhe të relaksuar dhe i qëndron bindjes që tualeti të jetë i lehtë dhe qukat e saj të duken.

“Sa herë që i bëja tualetin ajo më thoshte, ‘A mund të sigurohesh që të më dalin qukat?’ Nuk dua një ton pudër, mjafton pak”, tregon ajo, shkruan noa.al.

Sellers shton se Meghan, synon që të dalë një versin i mirë i vetes së saj, pa u rënduar në pamje. /a.y/noa.al