Transmetuar më 18-02-2018, 12:10

Një moment që emocionon, përlot dhe mbart shumë dashuri brenda. Në videon që shihni më poshtë, paraqitet një baba amerikan në shoqërinë e vajzës 11-vjeçare të gruas së tij.

Ai dhe e mitura kanë një lidhje shumë të fortë mes tyre, sa që vogëlushja ka përgatitur një dhuratë vërtetë speciale për të.

Bëhet fjalë për një letër ku i shpreh se sa shumë e vlerëson, dhe që vjen pak ditë para ditëlindjes së tij.

Ndërsa burri lexon letrën, në krahë qëndron vogëlushja, ndërsa rresht pas rreshti ai nuk i mban lotët.

Ai nuk kontrollon dot veten dhe shpërthen në lot, kur mëson se vajza ka marrë zyrtarisht mbiemrin e tij. Një moment vërtetë prekës, i cili po bën bujë në rrjetet sociale dhe që noa.al e sjell më poshtë. /a.y/noa.al