Transmetuar më 18-02-2018, 13:27

Disa bimë kanë veti terapeutike vërtetë të shkëlqyera, mjafton të mendosh se deri para disa shekujsh, ishin baza e mjekësisë për shumë kultura. Një prej tyre është borziloku, i cili ka veti të papara për shëndetin e njeriut.

Ndonëse përdoret gjerësisht në kuzhinë, janë të paktë ata që i njohin vetitë antibiotike dhe antioksidante.

Borziloku ka veti antibiotike, të cilat mund të përmirësojnë dhe forcojnë efektin e medikamenteve. Kjo bimë përmban një sërë vajërash etanoloike me veti të shumta antimikrobike, dhe që mund të luftojnë kundër agjentëve bakterial.

Ashtu si shumë bimë dhe erëza të tjera, borziloku ka veti antioksiduese, shkruan noa.al.

Gjithashtu përmban substanca natyrale që ndihmojnë në zhbllokimin e arterieve dhe pastrimin e gjakut, duke ulur nivelin e kolesterolit. Por nuk mbaron me kaq, borziloku ka veti shuam të mira për të reduktuar dhimbjen e kokës, për të qetësuar të vjellat, diarrenë dhe kapsllëkun.

Preferohet të konsumohet i freskët, por mund të përdoret fare mirë edhe si çaj. /a.y/noa.al