Transmetuar më 18-02-2018, 13:42

Dobitë e limonit janë të shumta, për shkak të elementëve nga të cilët përbëhet, sidomos vitamina C. Vetëm një kokërr limon përmban 55 mg vitaminë C, ndërkohë që doza e këshilluar ditore për një person është 60 mg.

Dobitë e limonit nuk ndalen vetëm me kaq, ndaj më poshtë gjeni 10 arsye se pse duhet ta konsumoni rregullisht.

-Është një antioksidant i fuqishëm i cili mbron qelizat e organizmit tonë, nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira

-Lehtëson përthithjen e hekurit nga trupi

-Forcon mbrojtjen imunitare

-Ka veti anti-hemorragjike

-Ndërhyn në pjesën më të madhe të reaksioneve metabolike të trupit

-Përmirëson përthithjen e mineraleve

-Përshpejton eliminimin e metaleve toksike

-Shërben si tonifikues për organizmin dhe sistemin tonë imunitar

-Përmirëson tretjen

-Pengon formimin e gurëve në veshka. /a.y/noa.al