Transmetuar më 18-02-2018, 15:46

Të paktën katër të vdekur, dhe disa të tjerë të plagosur, është bilanci i një sulmi më armë në një concert, në Rusi.

Koncerti ishte duke u zhvilluar në Dagestan, në jug të Rusisë, në momentin kur një person qëlloi drejt turmës.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se sulmuesi është vrarë nga shërbimet policore në vendin e ngjarjes.

Personi hapi zjarr në një grup njerëzish që festonin festivalin popullor rus të Maslenitsa.

Për fat të mirë, forcat e sigurisë ndodheshin në vendin e ngjarjes duke neutralizuar autorin e të shtënave me armë, e duke parandaluar një përkeqësim të bilancit të viktimave në concert.

Mësohet se tre nga katër personat e plagosur, ishin rojet. /k.k/noa.al/