Transmetuar më 18-02-2018, 17:18

Jetik për Serbinë e ka konsideruar presidenti serb raportin e mirë me shqiptarët. Aleksandër Vuçiç ka thënë se është e vështirë për të qenë më në Kosovë.

Deklaratat i bëri në një bisedë me studentët serbë në Kosovë, ku tha se është e udhës heqja dorë përfundimisht nga Kosova dhe shkuarja drejt një pajtimi me shqiptarët.

“Por duhet të kemi parasysh që flitet për kompromis e jo zmbrapsje. Në arenën politike, ne po përballemi me vështirësitë e një beteje kundër fuqive të mëdha. Ne nuk luftojmë kundër Prishtinës dhe përfaqësuesve të tyre politikë.

Por, kundër nesh lufton Prishtina, Uashingtoni dhe Londra”, citohet të ketë thënë Vuçiç, që, duke parandjerë reagimet e pritshme, është shprehur se “kundërshtarët e kësaj lëvizjeje nuk e kuptojnë se kështu humbin të gjithë”.  /k.k/noa.al/